Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Izraeli sulmon rebelët Houthi, goditet porti strategjik i Hodeidës në Jemen
Ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj infrastrukturës ushtarake të rebelëve Houthi në portin strategjik të Hodeidës, në Jemen. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite në një deklaratë të publikuar në platformën “X”. Më herët gjatë ditës, ushtria izraelite kishte dhënë një urdhër për evakuimin e menjëhershëm të zonës, duke paralajmëruar se do të godiste një zonë të caktuar në port, për shkak të veprimtarive ushtarake të rebelëve Houthi. Sipas deklaratës së fundit, ushtria “ka vazhduar të godasë infrastrukturën ushtarake të përdorur nga regjimi terrorist i Houthive në Jemen” dhe se “pak më parë janë kryer sulme ajrore ndaj objekteve ushtarake të tyre në portin Hodeida”. Zëdhënësi shtoi se: “Regjimi terrorist i Houthive po përdor portin e Hodeidës për të transportuar mjete luftarake të furnizuara nga...