Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Champions/ Reali fiton me 10 lojtarë, dy penalltitë e Mbappes “shpëtojnë” madrilenët në ndeshjen e parë, barazim spektakolar me 8 gola në Torino
Mbrëmja e parë e Champions League dhuroi spektakël në katër ndeshjet e saj të orës 21:00. Reali i Madridit arriti një fitore me rezultatin 2-1 përballë Olympique Marseille. Francezët shtangën madrilenët në minutën e 22’ me anë të një goli të Timothy Weah, por baraspesha erdhi pas 7 minutash nga mbappe falë një 11-metërshi. Gjërat u vështirësuan për të besuarit e Alonsos, kur Carvajal u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 72’, por Mbappe, 9 minuta nga fundi realizoi një tjetër 11-metërsh, që i dha “Los Blancos” tri pikët e para në fazën e ligës. Spektakli i vërtetë erdhi nga Torino. Juventusi barazoi 4-4 nga Dortmundi. Goli i parë erdhi në minutën e 52’ nga Adeyemi, teksa në harkun kohor të 4 minutave...