Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Eksperti i mjedisit zbulon cilat janë sfidat e grupkapitullit të pestë: Vështirësia më e madhe është…
Eksperti i mjedisit, Lavdosh Ferrunaj, gjatë një lidhjeje direkte për Klan Neës me moderatorin Besard Jacaj, ka dhënë vlerësimin e tij mbi sfidat që paraqet grupkapitulli i pestë në negociatat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas Ferrunajt, sfida më e madhe lidhet me respektimin 100% të afërsisë me legjislacionin europian, duke theksuar se ky është një kriter shumë i fortë. “Tashmë është shumë evidente që kërkohet një buxhet shumë i madh, përveç vëmendjes së jashtëzakonshme që duhet të ketë qeveria për çështjen e mjedisit,” tha ai. Eksperti shtoi se nuk mund të japë një shifër të saktë, por sipas tij, buxheti i nevojshëm për të arritur standardet europiane është mbi 1 miliard euro. Ai nënvizoi se për çështjet mjedisore mund të kërkohet edhe...