Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Prokopi të lexosh veprat e Tritan Shehut dhe…”/ Gazetari “vë me shpatulla pas muri” Gjekmarkajn: Vetë i ke shkruar
Sjellja në vëmendje e një shkrimi satirik të mëparshëm të Agron Gjekmarkajt në lidhje me karrierën në Partinë Demokratike, vuri në siklet deputetin demokrat. Në studion e “Off the Record” Andrea Danglli i kujtoi Gjekmarkajt kur shkruante se “të bësh prokopi në PD është pasi të lexosh veprat e Aldo Bumçit, Tritan Shehut e Grida Dumës dhe të dalësh në provim para Jeminit (Gjana)?” Kjo duket se e sikletosi deputetin demokrat, i cili sqaroi se emocionet dhe njerëzit ndryshojnë dhe satira është një mjet për ta bërë politikën më humane, ndërsa vlerësoi figurat demokrate. “Duhet të ketë qenë shkrim me satirë e me dashamirësi. Emrat që jua lakuat janë eksponentë të rëndësishëm në PD. Kanë kontribut në PD kanë dhënë më shumë se kanë marrë....