Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura
Kryeministri Edi Rama foli me superlativa për Bashkimin Europian dhe aspiratën e Shqipërisë që të integrohet në union përpara studentëve në Kolegjin e Europës në Bruzh. Rama e nisi duke u kthyer pas në kohë, kur nën diktatin komunist, kujtoi se si i dukej Evropa në sytë e tij në atë kohë. Kreu i qeverisë nuk harroi që të tërhiqte vëmendje duke “thumbuar” politikanin britanik Nigel Farage. Duke folur për BE-në dhe Shqipërinë, Kryeministri Rama përfshiu shkurtimisht në fjalën e tij edhe Britaninë e Madhe që u largua nga unioni. “Ata që vijnë nga mbarë Europa e kuptojnë realisht se Shqipëria është vendi me vjedhjen më të ulët të shtëpive në Europë. Anglia thotë po, sepse shqiptarët kanë ardhur tek ne. Kështu bën kur largohesh nga BE,...