Një ngjarje tragjike ndodhi natën vonë gjatë fundjavës në zonën e North York në Toronto, ku një shtetas shqiptar humbi jetën pas të shtënave me armë zjarri. Sipas raportimeve të policisë, ngjarja ndodhi pak para mesnatës, në sheshin mes Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East. Oficerët e patrullës mbërritën në vendngjarje dhe gjetën një burrë me plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit.
Inspektori Jonathan Rose njoftoi për mediat se, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për shpëtimin e jetës, viktima, i identifikuar si Paulin Harusha, 43 vjeç, nga Shkodra, baba i dy fëmijëve u shpall i vdekur në vendngjarje. “U morën masa për shpëtimin e jetës, megjithatë, për fat të keq, viktima u shpall e vdekur në vendngjarje,” tha Rose, duke shtuar se hetimet janë në vijim për zbardhjen e ngjarjes tragjike.
Ky është rasti i 31-të i vrasjes për vitin 2025 në qytetin e Torontos, duke reflektuar një rritje të dhunës me armë në disa zona të qytetit. Harusha u gjet i qëlluar me armë brenda një automjeti. Policia ka bërë me dije se të dyshuarit janë larguar nga vendngjarja me një SUV me ngjyrë të çelët, dhe hetuesit janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
