“Ti do të vdesësh sepse je lodhur…”/ Çfarë i tha ChatGPT 16-vjeçarit që e çoi drejt vetërasjes? Detaje tronditëse nga biseda

“Ti do të vdesësh sepse je lodhur…”/ Çfarë i tha ChatGPT 16-vjeçarit që e çoi drejt vetërasjes? Detaje tronditëse nga biseda

  Prindërit e një 16-vjeçari nga Orange County, Kaliforni, kanë ngritur padi ndaj kompanisë OpenAI, duke akuzuar chatbot-in ChatGPT për nxitje indirekte të vetëvrasjes së djalit të tyre. Ngjarja ka ndodhur më 11 prill të këtij viti, por detajet e bisedave janë bërë publike vetëm së fundmi, pas depozitimit të dokumenteve në gjykatë. Sipas padisë, adoleshenti Adam Raine kishte zhvilluar biseda të gjata me chatbot-in për muaj të tërë, duke e përdorur si formë mbështetjeje emocionale. Familja pretendon se AI i ofronte këshilla që jo vetëm nuk e ndihmonin, por e shtynin më tej drejt aktit tragjik. Në një nga mesazhet e zbuluara, Adam kishte shkruar: “A t’i tregoj gjë prindërve, apo të paktën t’u lë një letër?” Sipas padisë, ChatGPT nuk e dekurajoi, por...