Anija USS Mount Whitney në Porto Romano, ambasada amerikane: Shqipëria dhe SHBA treguan miqësinë e tyre

Anija USS Mount Whitney në Porto Romano, ambasada amerikane: Shqipëria dhe SHBA treguan miqësinë e tyre

Ambasada e Amerikës në Tiranë, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në vizitën e anijes USS Mount Whitney në Porto Romano javën e kaluar. Në postimin e bërë, ambasada shkruan se në këtë festë u pa forca e Aleancës së NATO-s dhe miqësia mes Shqipërisë dhe Amerikës. “Faleminderit të gjithëve që u bashkuan me ne për të festuar vizitën historike të USS Mount Whitney në Porto Romano javën e kaluar! Nga bisedat e rëndësishme me partnerët tanë në fushën e mbrojtjes për rolin e Shqipërisë në NATO, te interpretimet mbresëlënëse të “Flagship”, grupit të mirënjohur muzikor të Forcave Detare Amerikane në Europë dhe Afrikë – me pjesëmarrjen e muzikantëve shqiptarë Gjergj Kaçinari dhe Blerina Braka nga Orkestra e Forcave të Armatosura Shqiptare...