Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Zbardhet misteri: Ndërtesa e shembur në Ksamil e kreut të AMP Gjirokastër-Vlorë – VIDEO
Më 4 gusht, në zonën turistike të Ksamilit, u zhvillua një aksion i përbashkët mes Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Policisë Bashkiake të Sarandës. Gjatë këtij operacioni u shemb një banesë e konsideruar ndërtim pa leje, e cila ishte ngritur në një territor me rëndësi të veçantë mjedisore dhe turistike. Pamjet e prishjes tregojnë ndërhyrjen pa asnjë përplasje apo rezistencë nga banorët, ndërsa autoritetet e justifikuan veprimin duke theksuar se objekti ishte i paligjshëm dhe i ndërtuar jashtë çdo kriteri të lejuar nga ligji. Vetëm ditën e sotme është bërë e ditur se objekti i shembur i përkiste Glodian Ahmetajt, kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) për qarkun Vlorë – Gjirokastër. Kjo e dhënë ndezi edhe më shumë...