Rastet e anemisë te gratë shqiptarë në rritje, ja si të mbroheni sipas ISHP

Rastet e anemisë te gratë shqiptarë në rritje, ja si të mbroheni sipas ISHP

Plot 25% e grave të grup moshës nga 15 deri 49 vjeç në Shqipëri vuajnë nga anemia për shkak të mungesës së hekurit. Të dhënat në rang global përfshirë edhe për Shqipërinë janë publikuar në raportin më të fundit të UNICEF i cili vlerëson progresin global dhe rajonal në përmbushjen e Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 për ushqyerjen të fëmijët deri 5 vjeç dhe grupmoshat e tjera të popullatës. Për reduktim të anemisë te gratë të dhënat më të fundit pasqyrohen për 2023 krahasuar me ato të 2012-s. Sipas raportit, Shqipëria ka pësuar përkeqësim, me një rritje prej 5% të rasteve të anemisë nga viti 2012 në 2023. Kjo e vendos vendin në kategorinë e shteteve që nuk kanë bërë progres drejt objektivave të përcaktuara nga Kombet e...