Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Çmendet’ moti/ Ditë verore dhe temperatura Gushti në mes të Shtatorit, ja sa do shënojë termometri nesër
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta transparente. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 32 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 12 gradë celcius. Era me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 15 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.