Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dy skema të tjera piramidale në Fier, agjentët e infiltruar si klientë zbërthejnë mashtrimin
Dy skema të reja mashtrimi janë zbuluar nga agjentë të infiltruar të Policisë së Fierit dhe ata të sektorit të Kibernetikës, të cilët prej javësh kanë qenë pjesë e grupeve të komunikimit dhe platformave online ku rekrutoheshin qytetarët, shkruan A2 CNN. Të dhënat e mbledhura nga brenda skemës çuan në identifikimin e dy platformave të reja, njëra prej të cilave rezulton tashmë e mbyllur, ndërsa tjetra ka nisur aktivitetin vetëm pak ditë më parë. Hetuesit dyshojnë se këto dy skema janë të ngjashme me platformën mashtruese “XUEX”, e cila u godit pak ditë më parë në qarkun e Fierit duke çuar në arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Agjentët po hetojnë nëse edhe pas këtyre dy skemave qëndrojnë po...