Të maskuar dhe me armë vjedhin karburantin në Librazhd, arrestohen dy të rinjtë

Të maskuar dhe me armë vjedhin karburantin në Librazhd, arrestohen dy të rinjtë

Dy të rinj të maskuar dhe nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri, vodhën me dhunë lekët e xhiros ditore në një karburant në hyrje të Librazhdit dhe u larguan me shpejtësi. Pak minuta pas krimit policia vuri në pranga dy të rinjtë të cilët për të fshehur autorësinë, hodhën në shkurret e fshatit Mirakë sendin e përdorur për kanosje, maskat dhe veshjet e tyre. Policia sekuestroi sendin që u përdor për kanosje, maskat dhe veshje të tjera të përdorura gjatë krimit, paratë e vjedhura, automjetin me targa të mbuluara që përdorën dy të rinjtë si dhe celularët në përdorim të tyre. Njoftimi i DVP Elbasan/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet” Të maskuar dhe nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm...