Tregu i fondeve të investimit po rritet me ritme të shpejta gjatë këtij viti.Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të qershorit 2025 aktivet neto të këtyre fondeve arritën në 69.1 miliardë lekë (rreth 704 milionë euro), në rritje me 12.6% që nga fillimi i vitit dhe me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Vlera e aseteve të fondeve ka arritur vlerën më të lartë në katër vitet e fundit, por ngelet ende poshtë nivelit maksimal historik, që u arrit në vitin 2021, në vlerën e pothuajse 82 miliardë lekëve.Rritja e vlerës së aseteve po shoqërohet paralelisht edhe me rritjen e vazhdueshme të numrit të anëtarëve në këto fonde. Numri i anëtarëve në fund të qershorit arriti në 41 418, në rritje me 9.6% që nga fillimi i vitit dhe me 20.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i investitorëve ka arritur nivelin më të lartë historik.Tregu i fondeve të investimit u godit në vitin 2022 nga rritja e shpejtë e normave të interesit dhe yield-eve në tregun financiar. Rritja e yield-eve e zhvlerësoi portofolin e titujve të mbajtur nga fondet e investimit dhe shkaktoi rënie të vlerës së aseteve dhe tërheqje të konsiderueshme të anëtarëve nga fondet. Megjithatë, rënia e yield-eve gjatë dy viteve të fundit ka bërë vlera e aseteve dhe numrit i investitorëve t’i kthehet rritjes me ritme të shpejta.Fondet e investimit në Lekë i kanë përqendruar investimet e tyre sidomos në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare dhe në një masë më të vogël në mjete likuide (llogari bankare). Fondet në valutë kanë një spektër më të gjerë investimesh, por edhe aty në volume dominojnë instrumentet financiare të borxhit të qeverive dhe shoqërive tregtare. Disa prej fondeve janë të angazhuara edhe në investime në aksione, por pesha e tyre specifike në treg ngelet e ulët.Në fund të tremujorit të dytë 2025, në treg ishin aktivë 16 fonde investimi, të administruara nga gjashtë shoqëri të ndryshme administruese.Tregu dominohet nga fondet në monedhën vendase, që përbëjnë më shumë se 91% të vlerës neto të aktiveve të fondeve të investimit në instrumente financiare. Në tre vitet e fundit, vlera e fondeve në valutë të huaj është ndikuar negativisht edhe nga efekti i kursit të këmbimit.Mes fondeve, më i madhi me diferencë të konsiderueshme ngelet fondi i investimeve në Lekë, Raiffeisen Prestigj, me 63% të aseteve neto të tregut. Vijon fondi tjetër në lekë i shoqërisë Raiffeisen Invest, Raiffeisen Vizion, me 17% të vlerës neto të aseteve. Mes fondeve në valutë të huaj, më i madhi është Raiffeisen Invest Euro, me rreth 6% të vlerës neto të aseteve.Ndërkohë, gjatë tre viteve të fundit në rritje paraqiten edhe fondet e investimeve alternative, Sea Land dhe Green View, që tashmë përbëjnë rreth 9.2% të aseteve neto të tregut. Asetet e këtyre fondeve janë të investuara kryesisht në pasuri të paluajtshme dhe rritja e vlerës së pronave ka dhënë efekt pozitiv në totalin e aseteve të këtyre fondeve.Burimi: AMFKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Asetet e fondeve të investimit arrijnë në më shumë se 700 milionë euro
