Nga Zhupa, te Spahia e Boçi! Berisha cakton katër kryetarët e komisioneve parlamentare

Nga Zhupa, te Spahia e Boçi! Berisha cakton katër kryetarët e komisioneve parlamentare

Partia Demokratike ka caktuar katër kryetarët e komisioneve parlamentare gjatë mbledhjes së sotme të grupit, 16 shtator. Ina Zhupa do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën Jorida Tabaku do të drejtojë Komisionin për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Bardh Spahia do të drejtojë Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Luçiano Boçi do të drejtojë Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet Kryedemokrati Sali Berisha foli gjatë kësaj mbledhjes në selinë blu, për miratimin nga ana e socialistëve të strukturës së re të Kuvendit. Pavarësisht se procesi i votimit u bojkotua nga opozita, ndryshimet u miratuan me 79 vota pro, akt që për Berishën përbën shkelje të parimeve themelore të Kushtetutës.