Visar Zhiti: Me fustanellat e bardha, Faik Konica dhe im atë, siç e mbante edhe Naimi…

Visar Zhiti: Me fustanellat e bardha, Faik Konica dhe im atë, siç e mbante edhe Naimi…

Visar Zhiti ME FUSTANELLAT E BARDHA FAIK KONICA DHE IM ATË, SIÇ E MBANTE DHE NAIMI, SI NË ËNDËRR… Nga Visar Zhiti Kur vjen 15 Marsi… diku-diku vendeve këtej në SHBA ka ende pllanga borë si ajo, bardhësia e fustanellave tona… dhe pastaj si asosacion idesh më kujtojnë Faik Konicën, të veshur me to, po edhe tim atë, edhe ai po ashtu, me fustanellë të bardhë… Po dhe Naimi ynë vishte një të atillë… si në një ëndërr… 15 Marsi është dita kur lindi Faik Konica, aty nga mesi i gjysmës së dytë të shekullit XIX, e “enciklopedisë lëvizëse” siç e quajti miku i tij, poeti i madh Apollinaire. Në SHBA Konica bashkë me Imzot Fan Nolin, (edhe ai kishte lindur në mars, në 13…),...