Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Dhimitër Anagnosti, dashuria ime
Nga Roza Anagnosti Dhimitër Anagnosti, artisti shumëdimensional, regjisor i kamerës, skenarist, regjisor dhe poet. Bashkëshorti im, dashuria ime. Mendjendrituri, duarfloriri, zemërbardhi im. Dhimitri ishte artist në zemër e në shpirt. E donte vendin e tij pa kushte dhe kulturën e gjuhën shqipe i vlerësonte në maksimum. Dashuronte vendin ku lindi, Vunoin. Jali dhe deti ishin frymëzimi i tij. Ishte njeri me një modesti të paparë. Ishte me karakter të fortë, po me një ndjeshmëri dhe dashuri të madhe për njerëzit. Dhe këtë e ka treguar në të gjitha veprat e tij. Dashuronte pa masë familjen, mua, vajzat Juna dhe Era. “Duhet t’i bëjmë qytetare të mira – më thoshte – e kemi për detyrë”. Dhimitri ishte njeri i papërtuar. Lexonte dhe punonte shumë. Ishte organizator...