Mitrovicë, nis Festivali Tradicional i Komedisë “Mittrix Fest”

Mitrovicë, nis Festivali Tradicional i Komedisë “Mittrix Fest”

Edicioni i 15-të i Festivalit Tradicional të Komedisë “Mittrix Fest” ka nisur në Mitrovicë. Ky festival, tashmë i kthyer në një traditë dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme teatrore në Kosovë, po zhvillohet në skenën e Teatrit “Muharrem Qena”, duke sjellë një sërë shfaqjesh komedie nga trupa teatrore vendore dhe rajonale. Përveç shfaqjeve konkurruese, MittrixFest XV ofron edhe punëtori të udhëhequra nga profesionistë të teatrit dhe kulturës, të cilat synojnë zhvillimin profesional të aktorëve, regjisorëve dhe të rinjve të pasionuar pas artit skenik. Për pesë ditë me radhë, publiku do të ketë mundësi të shijojë një program të pasur me shfaqje që sjellin humorin, artin dhe mesazhe të fuqishme sociale, duke e kthyer qytetin në një qendër të gjallë të kulturës. Festivali pasurohet gjithashtu...