“Jeni rrezik për BE dhe SHBA”/ Berisha-mazhorancës: Do ju çjerrim maskën para evropianëve, ju erdhi mesazhi…

“Jeni rrezik për BE dhe SHBA”/ Berisha-mazhorancës: Do ju çjerrim maskën para evropianëve, ju erdhi mesazhi…

Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi shumicën parlamentare për lidhje të drejtpërdrejta me krimin e organizuar dhe për përfitim mandatesh përmes parave të pista. Ish-kryeministri shtoi se shumë nga deputetët e mazhorancës duhet të ishin prapa hekurave. Duke shtuar tonin e akuzave, Berisha foli për një mesazh të ardhur, sipas tij, nga SHBA. “Tre ditë më parë u erdhi mesazhi, por e kapërcyen. Mesazhi ishte i qartë, miqtë tuaj tregtojnë me organizata terroriste të shpallura nga Donald Trump në Amerikën Latine. E dëgjuat ju këtë apo jo? Po kush janë ata miqtë tuaj? Jeni ju! Sepse po të mos i mbulonit ju, ata do të ishin të gjithë në burgje.” Sali Berisha: Mandatet tuaja buruan nga miliardat e Franc Copjes, Suel Celës, miliardat e Shytëve,...