Rregullorja e Kuvendit/ Balla ironi me opozitën: Kur jeni ju dakord… S’kemi kohë për teatër

Rregullorja e Kuvendit/ Balla ironi me opozitën: Kur jeni ju dakord… S’kemi kohë për teatër

Deputeti i PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të opozitës se po miratojnë rregulloren e Kuvendit në shkelje të Kushtetutës. Me ironi, Balla i tha opozitës se kur ata janë dakord për një çështje, janë dakord edhe në rast se shkelet Kushtetuta. Nuk është koha për teatër, tha Balla, ndërsa theksoi se Shqipëria në BE ka nevojë për një kuvend që e përqas axhendën e punës me kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit në BE  “E vërteta është ndryshe, ne jemi shumë dakord që ju nuk jeni dakord për të rënë dakord me ne. Ne  e dimë, sikur gjithçka të kishim sjellë ne këtu, që të them të drejtën ka pas marrë mirëkuptimin tuaj 4 vite më parë, kur e kemi iniciuar për herë të parë këtë çështje....