Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Akuza mazhorancës/ Berisha lëshon gojën në Parlament: Kushtetuta për ju është prostitutë, e përdhunuat publikisht
                            Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza ndaj mazhorancës socialiste, duke shkelur edhe etikën me fjalorin e përdorur.  Në debatin për të zbatuar rregulloren në lidhje me riformatimin e parlamentit, Sali Berisha deklaroi se për mazhorancën nuk ka asnjë vlerë Kushtetuta.   Sipas tij, libri i Kushtetutës është një prostitutë që është përdhunuar publikisht nga socialistët.  “Produkt i farsës më të shëmtuar elektorale në historinë e Shqipërisë, pjellë e karteleve të drogës, nuk mund të kishit kurrë fillim tjetër përveç se këtij duke i shpallur armiqësi dhe luftë të plotë mbi të gjitha Kushtetutës së vendit, librit themelor. Por që për ju ka kohë që është një letër e vdekur e zëvendësuar nga neni i parë tek i fundit nga kodi i mafias, drogës, vjedhjes dhe bixhozit.  Nuk ka fillim më armiqësor ndaj qytetarëve shqiptarë që...