Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnjë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, raportohet për të lënduar
Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në autostradën Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet se si pasojë e përplasjes së dy makinave, një person ka humbur jetën. Ndërsa, dy të tjerë janë plagosur. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë pë zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti , si dhe për disiplinimin e trafikut.