Struktura e re e Komisioneve, Berisha akuza PS-së në parlament: Po shkelmoni Kushtetutën dhe vullnetin e shqiptarëve! Ky është provokacion i ulët

Struktura e re e Komisioneve, Berisha akuza PS-së në parlament: Po shkelmoni Kushtetutën dhe vullnetin e shqiptarëve! Ky është provokacion i ulët

Legjislatura e 11-të nisi me debate mes mazhorancës dhe opozitës për shkak të kërkesës së PS për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit. Socialistët argumentuan se Parlamenti ka nevojë për 11 komisione të përhershme për t’u përshtatur me nevojat e procesit të integrimit. Por opozita akuzoi mazhorancën se po i realizon ndryshimet pa respektuar procedurën. Por pavarësisht kundërshtimit të opozitës, Partia Socialiste futi në rend dite ndryshimin e rregullores. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij Berisha tha se po shkelmohet Kushtetuta dhe vullneti i shqiptarëve. Berisha: Të fillosh detyrën duke shkelmuar Kushtetutën, duke përjashtuar të gjitha hapësirat e përcaktuara nga Kushtetuta, damkos në mënyrë përfundimtare veten tënde, tregon...