Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Agron Tufa: Letërsia e burgut dhe morali i saj human
Nga Agron Tufa Ende nuk e njohim letërsinë e burgut dhe, më gjerë, letërsinë e shkruar nga shkrimtarët e burgosurit për shkaqe “politike”. E fus në thonjëza fjalën politike, sepse diktatura edhe po të mos e kishe të shpallur ndërgjegjen tënde të kundërshtimit, do ta sajonte sa më lehtë, e mundësisht, sa më trashë një pretekst arresti e dënimi. Them nuk e njohim ende të plotë këtë letërsi të burgut, të cilën shkrimtari Visar Zhiti (edhe ky një ish-i burgosur i famshëm) e ka pagëzuar me nocionin ndoshta më të saktë: Burgologji. Ky nocion tashmë është shndërruar në term operativ sa herë merret në shqyrtim kritik narrativa letrare e memuaristike mbi lëndën e burgut. Vetëm dy vitet e fundit nga Instituti i Stdimeve të Krimeve...