BIRN: Shoqata e Gjyqtarëve dënon sulmet e Ramës si “në kufijtë e veprës penale”

BIRN: Shoqata e Gjyqtarëve dënon sulmet e Ramës si “në kufijtë e veprës penale”

Pas sulmit të radhës të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Marko Boshku, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve thotë se kjo është një tentativë për uzurpimin e pushtetit gjyqësor dhe kërkon reagimin e KLGJ-së dhe partnerëve ndërkombëtarë për një pozicionim të qartë në mbrojtje të sistemit gjyqësor. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dënoi të martën sulmin e fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Marko Boshku, duke e cilësuar atë “në kufijtë e veprës penale”, ndërsa paralajmëroi se do të ushtrojë çdo mjet ligjor në fuqi për mbrojtjen e gjyqtarëve të veçantë dhe pushtetin gjyqësor në tërësi. Duke e konsideruar deklaratën për Boshkun si tërësisht të paprecedentë dhe të papranueshme, shoqata e vlerëson sulmin ndaj gjyqtarëve të veçantë si sulm ndaj të gjithë pushtetit...