Atëherë ditët qenë të bukuradhe mbanin erë jargavan.Në muzg t’i shfaqeshe e brishtëme hënën flokëve -karficë e bardhë.
Dhe parqeve të qetë gjer vonëne putheshim. Dhe prapë.Në gjoksin tim kokë e verdhënë rrugë ëndrash galop kish marrë.
Tani janë larg parqet e blertë,të heshtur pimë kafe në klub.Po mbrëmjet prapë jargavan janëdhe kokën tënde e ndjej në sup.
Mos u trishto, e shtrenjta ime!Ne prapë duhemi dhe heshtja sotqë ne jemi të pavdekshëmdhe përjetsisht të bukur thotë.
Atëhere mbrëmjet qenë të bukuradhe mbanin erë jargavan.Po shih! përmbi tryezë t’u ulnë flokë hëna-karficë e bardhë…
ObserverKult
Lexo edhe:
TEODOR KEKO: POR UNË S’E NJOH… KAM FRIKË…

Leave a Reply