Bardhyl Londo: Petro Marko e kish lënë amanet t’mos i bëhej asnjë nderim shtetëror…

Bardhyl Londo: Petro Marko e kish lënë amanet t’mos i bëhej asnjë nderim shtetëror…

Nga Bardhyl Londo Petro Marko mbylli sytë një ditë të premte. U ktheva rreth orës tetë të mbrëmjes në shtëpi kur mora vesh lajmin e hidhur. Atëherë drejtoja gazetën “Drita” dhe duhej shkruar diçka patjetër. Por koha ishte shumë e shkurtër. Kompjutera ende nuk kishim, shtypshkronja punonte ende me radhitje me dorë. Unë e njihja mirë jetën dhe vetë Petro Markon dhe nuk e pata të vështirë shkrimin. Shkrimtari që mundi tre diktatura. Më vonë shkrimi u botua në librin tim “Panteoni”, brenda dhe jashtë.Por nga nxitimi kisha bërë një gabim: nuk ishin tre regjimet që kishte luftuar shkrimtari i madh, por katër: kisha harruar luftën e tij kundër diktaturës së Frankos në Spanjë.Petro Marko si republikan ishte nga gazetarët më aktivë kundër mbretërisë së...