Shqipëria do të hapë sot katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Vendi ynë, me ftesë të Danimarkës, do të zhvillojë ditën e sotme (16 shtator), Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE-në.
Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, duke përfshirë kapitujt 14 (Politika e Transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).
Takimi i sotshëm do të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.
Sipas Agjendës, Konferenca Ndërqeveritare do të nisë në orën 08:00, ndërsa konferenca për shtyp është planifikuar në orën 09:15 dhe Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të pasojë në orën 10:00.
