Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Gjirokastër, adoleshentja pa patentë shkakton aksident
POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçare, pasi dje, automjeti që drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.