Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar këtë të hënë, kabinetin e ri qeveritar. Kjo vjen pak ditë pasi u dekretua për herë të katërt kryeministri Edi Rama. Ajo që vihet re nga njoftimi i shpërndarë prej zyrës së shtypit të Presidencës, është se ministrja virtuale e Prokurimeve Publike, Diella, nuk është në mesin e ministrave të dekretuar. Procedura për emërimin e qeverisë së re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Njoftimi i Presidencës: Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si...