“Një birbo pa din e pa iman” – Rama kritikon gjyqtarin: Ktheve në detyrë drejtorin e AMP Vlorë që u kap me presh në duar në Ksamil. Shkelja është ‘e ububushme’

“Një birbo pa din e pa iman” – Rama kritikon gjyqtarin: Ktheve në detyrë drejtorin e AMP Vlorë që u kap me presh në duar në Ksamil. Shkelja është ‘e ububushme’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të gjyqtarit Marko Boshku që ka rikthyer në detyrë një ish-drejtues rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, i larguar më herët për shkelje të rënda ligjore. Ish-drejtuesi i AMP Vlorë, Glodian Ahmetaj, ishte i përfshirë në një ndërtim pa leje në Ksamil, si dhe kishte mashtruar përmes dokumenteve duke pretenduar legalizimin e ndërtimit. Rama ka publikuar edhe foton e gjyqtarit Marko Boshku, i cili ushtron detyrën në Gjykatën Administrative të Tiranës, teksa shkruan se vendimet e tij do t’i përcillen Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, përmes Ministrisë së Drejtësisë. Reagimi i plotë: Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të...