Dasma përrallore e djalit të Jozefina Topallit, “shpërthen” ish e dashura Eva Murati: Me lekë të vjedhura nga fondet publike

Dasma përrallore e djalit të Jozefina Topallit, “shpërthen” ish e dashura Eva Murati: Me lekë të vjedhura nga fondet publike

Dasma e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, ka qenë ndër më të komentuarat e ditëve të fundit. Ceremonia madhështore e zhvilluar në Romë u shoqërua me një atmosferë përrallore dhe tërhiqte vëmendjen e publikut jo vetëm për shkak të luksit, por edhe për shkak të emrave të njohur që ishin të ftuar. Pamjet nga festa qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta. Mes atyre që nuk i shpëtuan reagimeve të ndjekësve ishte edhe moderatorja sportive Eva Murati, e cila dikur ka qenë në një marrëdhënie me Genar Topallin. Një video e saj në TikTok u bë menjëherë virale, duke u komentuar gjerësisht. Përmes komenteve, disa ndjekës aluduan se Murati mund të ishte xheloze, ndërsa të tjerë...