Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I bënë magji Presidentit për ta vrarë, dënohen me burg 2 persona
Një gjykatë në Zambia ka dënuar dy burra me nga dy vjet burg secili pasi akuzohen se janë përpjekur për të vrarë Presidentin Hakainde Hichilema, duke i bërë magji. Ata u arrestuan dhjetorin e kaluar pasi kishin në zotërim sende për të bërë magji, përfshirë një kameleon të gjallë. BBC raporton se çështja u ndoq me shumë interes në Zambia, pasi ishte hera e parë që dikush gjykohej për përpjekje për të përdorur magji kundër një presidenti dhe ata u dënuan sipas një ligji që duket sikur ka dalë direkt nga faqet e “Harry Potter”, Akti i Magjisë. Prokuroria pretendoi se një ish-anëtar i parlamentit i kishte detyruar dy burrat të kryenin një magji ndaj presidentit. Avokatët e dy burrave, nga ana e tyre, i...