“Ministri qokash!” Xhelal Mziu sulmon Bajram Begajn: President kukull, dekretove Diellën

“Ministri qokash!” Xhelal Mziu sulmon Bajram Begajn: President kukull, dekretove Diellën

Përfaqësimi i ministrive të kabinetit “Rama 4”, për deputetin demokrat Xhelal Mziu është në nivelin më të ulët. Në studion e “OFF the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Mziu akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka krijuar ministri qokash. Duke sjellë në vëmendje ministren virtuale Diella, deputeti demokrat shigjeton presidentin Begaj që e dekretoi, ndërsa e quan rast të paprecedentë. Rezerva ka edhe për ministren e Shëndetësisë. “Po të shohësh dhe ministritë ka krijuar ministri qokash. Nëse do shohësh ministritë pa portofol i ka krijuar enkas për persona të veçantë ashtu siç ka bërë edhe rokadë të personave që janë anonimë, por që janë kopje e keqe e Diellës. Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala është sorosiane. Ministritë që ka kompozuar dhe përfaqësimi i këtyre...