Aldo Bare rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon të përfitojë ulje dënimi

Aldo Bare rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon të përfitojë ulje dënimi

Aldo Bare, i njohur ndryshe si Alfred Shkurti, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Lartë për të ulur dënimin e tij me 45 ditë. Lëvizja vjen pas vendimit të mëparshëm të gjykatave për masën e dënimit të tij, ndërsa procesi pritet të shqyrtohet në ditët në vijim nga autoritetet e drejtësisë. Ai ka kërkuar edhe më herët ulje të dënimit, me pretendimin për sjellje të mirë, edhe pse është i dënuar me burg të përjetshëm. Fati i tij është vulosur nga Gjykata e Lartë, 10 vite pasi ish-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda tha fjalën e saj. Ish-speciali i forcave RENEA, hyri në botën e krimit në vitin 1997, pasi atij i vrau vëllanë banda e Artur Dajës, gjatë një përleshje me armë...