Ujku sulmon vajzën 5-vjeçare në Greqi/ E mitura u dërgua në spital për të trajtuar plagët..

Ujku sulmon vajzën 5-vjeçare në Greqi/ E mitura u dërgua në spital për të trajtuar plagët..

Një vajzë e vogël 5-vjeçare është sulmuar nga ujku në plazhin e Marmaras në Selanik të Greqisë. 5-vjeçarja, nga Serbia, po luante në plazh rreth orës 08:00 të mëngjesit, sipas orës lokale, kur ujku e sulmoi nga pas. Kafsha e egër e kafshoi dhe i shkaktoi gërvishtje në shpinë. Ka qenë ndërhyrja e nënës së 5-vjeçares dhe të një personi tjetër që sulmoi ujkun me gurë, duke mundur të shpëtojnë fëmijën. E mitura u dërgua në spital për të trajtuar plagët, ndërsa gjendja e saj paraqitet jashtë rrezikut. Specialistët thonë se në zonën ku ndodhi ngjarja, është e njohur prania e ujqërve dhe çekejve. Një rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Kosovë disa javë më parë.