Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Shqiptarët po i helmon qeveria”/ PL, plas akuza të rënda: E njëjta qeveri që i ka dëbuar dhe po i dëbon përditë
Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ngritur alarmin për sigurinë ushqimore në vend, duke theksuar se qytetarët konsumojnë produkte të kontaminuara që nuk kalojnë kontrollet për eksport. Ajo përmendi raste të shumta të produkteve të pasigurta gjatë vitit të fundit, si speca dhe pjeshkë të refuzuara nga Kroacia, mandarina të kontaminuara, peshk me parazit, mish me salmonelë dhe akullore me oksid etileni. Xhixho akuzoi qeverinë dhe AKU-n për papërgjegjshmëri, duke i konsideruar si përgjegjës për rrezikun që ushqimi i pakontrolluar paraqet për qytetarët dhe fëmijët. Partia e Lirisë njoftoi se do të ndjekë me prioritet çështjen dhe do të denoncojë çdo rast që rrezikon sigurinë ushqimore, duke e konsideruar këtë një problem të sigurisë kombëtare. Erisa Xhixho: Të nderuar qytetarë! Dua ta...