Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ambasadori në Hagë: Dje foli populli, liria ka zemër dhe zë
Kosova E Hënë, 15 Shtator 2025 14:36 Mbrojtja në gjykimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nisi sot me dëshminë para Dhomave të Specializuara në Hagë. Dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit është ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Ambasadori i Shqipërisë në Hagë, Artur Kuko ka dhënë një prononcim. “Dje foli populli”, u shpreh Kuko, ndërsa shtoi se shpreson për drejtësi në këtë proces gjyqësor. “Unë kisha vetëm një koment të shkurtër: dje foli populli. Dhe ne kuptuan që liria ka jo vetëm emër por edhe zë të lartë, të fortë. Shpresojmë shumë për drejtësi në këtë proces”, u shpreh ai për TCH.