Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Oficerët amerikane zbarkojnë në Bjellorusi, vëzhgojnë nga afër stërvitjen ushtarake me Rusinë
Bjellorusia është përballur me një surprizë të pakëndshme teksa oficerë të ushtrisë amerikane kanë mbërritur gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Rusinë, të quajtura “Zapad-2025”, të cilat nisën të premten në të dy vendet. Ministri bjellorus i Mbrojtjes, Viktor Hrenin, u tha oficerëve amerikanë se ata mund të shihnin “çdo gjë që i intereson”, duke i ftuar të lëviznin lirshëm në terrenin e stërvitjes. Prania e tyre u paraqit si surprizë nga Ministria e Mbrojtjes bjelloruse, e cila theksoi pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 23 vende, përfshirë dy anëtarë të NATO-s, Turqinë dhe Hungarinë. Në një video zyrtare, dy oficerë amerikanë shihen duke falënderuar Hreninin dhe duke i shtrënguar dorën, ndërsa refuzuan të flisnin për mediat. Kjo vizitë shihet si një tjetër shenjë e ngrohjes së...