Letra e dashurisë e Frida Kahlos që nuk iu dërgua kurrë Diego Riveras

Letra e dashurisë e Frida Kahlos që nuk iu dërgua kurrë Diego Riveras

NATA IME Nata ime është pa hënë. Nata ime ka sy të mëdhenj të cilët ngulen mbi një drite gri që filtrohet në dritare. Nata ime qan dhe jastëku bëhet i lagësht, i ftohtë. Nata ime është e gjatë e tendosëse e drejt një pafundësie të pasigurt. Nata ime më nxiton në mungesën tënde. Të kërkoj, kërkoj trupin tënd të pafund, pranë timit, frymën tënde, erën tënde. Nata ime më përgjigjet: bosh; nata ime me ftohtin dhe vetminë. Po kërkoj një pikë kontakti: lëkurën tënde. Ku je? ku je? Kthehem në të katra anët, jastëku i lagësht, faqja ime ngjitur mbi të, flokët e mi të lagur mbi tëmtha.Jo është e pamundur që ti të mos jesh këtu. Mendja ime endet, mendimet e mia venë e...