Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediet ka bërë me dije se opozita nuk do të votojë strukturën e re të Komisioneve Parlamentare.
I pyetur nga gazetarët nëse do PD do të njohë strukturën e propozuar nga PS për 11 komisione parlamentare, prej të cilave 7 drejtohen nga mazhoranca dhe 4 nga opozita, Berisha tha se opozita nuk do të votojë pro.
Berisha: Absolutisht, nuk do votojmë strukturën e re të komisioneve parlamentare. Këtë ndryshim të strukturës parlamentare, ne nuk e votojmë. Jo, sepse është bërë një gjë e turpshme. Ndahet një komision në tre komisione për t’ia dhënë opozitës. Dhe, rriten shpenzimet për qytetarët, etj, etj me radhë.
Berisha gjithashtu foli edhe për minsitren virtuale Diella. Kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Rama se krijoi një ministre me inteligjencë artificiale për zhdukur përgjegjësinë për vjedhjen e parave publike.
Berisha: Nuk ekziston akoma një vendim nga ana jonë, por ajo që mund të them është se Diella Rama është anëtare e familjes Rama dhe se Diella do të thotë zhdukja e çdo lloj përgjegjësie për vjedhjen e parave publike.
Tani vjedh Rama, fajin e ka Diella. Ose akuzoni Ramën, kështu thotë Diella, thotë.
Kuptohet kjo punë, por fatmirësisht edhe në arenën ndërkombëtare filloi shumë shpejt të realizohet se ky ishte një mekanizëm i krijuar për të zhdukur çdo përgjegjësi në vjedhjen e parave të qytetarëve shqiptarë./vizionplus.tv
