Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PD në Kuvend me 3 grupe parlamentare/ Aleatët pritet ‘t’i marrin’ deputetë Partisë Demokratike
Partia Demokratike pritet që të ketë në parlament tre grupe parlamentare, që deputetët opozitarë të kenë më shumë kohë të flasin në Kuvend. Grup më vete parlamentar pritet të jetë Partia e Lirisë dhe Grupi i Aleatëve. Këto grupe parlamentare pritet “të marrin” deputetë demokratë, që të kenë numrin e deputetëve për të formuar një grup më vete. Gazetari Osman Stafa: Dita e sotme ka nisur me takimin e krerëve të grupeve parlamentare në Kryesinë e Kuvendit. Në selinë e PD, po flitet për tre grupe parlamentare, që do ketë PD. Grupi parlamentar i PD do drejtohet nga Gazment Bardhi. Grup tjetër parlamentar pritet të jetë Partia e Lirisë, që duhet t’i marrë Partisë Demokratike së paku 3 deputetë. Grup tjetër parlamentar pritet të...