Elton Ilirjani fluturon lart ne javen e modes ne New York

Elton Ilirjani fluturon lart ne javen e modes ne New York

Supermodeli Elton Ilirjani vazhdon të jetë i preferuari i stilistit vizionar Malan Breton, me të cilin ka shënuar bashkëpunime të suksesshme ndër vite. Këtë herë, ai ndezi pistën e New York Fashion Week me një prezantim që tejkaloi kufijtë e modës, duke u shndërruar në një teatër të katër akteve – “The Age of the Machine, The Heart of Humanity” – ku teknologjia dhe zemra njerëzore takohen në kontrast dhe harmoni. Nga strukturat e sofistikuara tek teksturat e pasura të Gilded Age, çdo detaj ishte një tregim më vete. Në këtë narrativë të fuqishme, Ilirjani u shfaq si figurë kyçe, duke mbyllur shfaqjen me një prani që sfidoi normat dhe tejkaloi rolin tradicional të modelit. Ai mishëroi idenë e transformimit dhe guximin për të jetuar...