Berisha nuk ndal sulmet ndaj kreut të SPAK: Kriminel kushtetues, bënte pazare me banditë

Berisha nuk ndal sulmet ndaj kreut të SPAK: Kriminel kushtetues, bënte pazare me banditë

Pas daljes nga ambientet e SPAK, kreu i PD Sali Berisha, hodhi sërish akuza dhe sulmoi kryeprokurorin Altin Dumani. Në një deklaratë për mediat, Berisha e quajti kreu e SPAK kriminel kushtetues, ndërsa sipas tij i ka shërbyer bandave. “Ky kriminel kushtetues, përdori besimin dhe ligjim për të bërë pazare për interesa personale. Ky kriminel kushtetues, amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës. Taulantin që zbatonte porositë e Suelit për të arrestuar kundërshtarët e bandës së Suelit. Taulantin që urdhërohej nga cela për të urdhëruar terroristët që vendosën në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës. Troplinin. Bënte pazare me krimet e Ulsiut, që merrte dy kostume të bukura nga Hajri dhe që kërkonte ng abandatë e trafikantë 500 mijë euro dhe çantën Louis...