Çfarë ndodhi 27 vite më parë në Tiranë, Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e forta nga grushti i shtetit i viti 1998…

Rigels Seliman
Teksa dje u shënuan plot 27-vite, kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar, njëherësh avokati i njohur, Idajet Beqiri, rrëfen se si u organizua grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998 dhe cilët e mbështetën liderin e opozitën të asaj kohe, Sali Berisha, për të rrëzuar qeverinë e Fatos Nanos, përmes shkatërrimit të institucioneve dhe djegies së vendit. Idajet Beqiri shprehet se Sali Berisha nuk e përtypi dot rrëzimin nga pushteti më 1997 dhe një vit më pas organizoi grushtin e shtetit, që është një nga ngjarjet më kriminale në historinë e vendit. Avokati Idajet Beqiri u shpreh se Sali Berisha nuk ishte i vetëm në këtë organizim kriminal. Beqiri deklaroi se Berisha mori 20 milionë dollarë nga Millosheviçi për të destabilizuar Shqipërinë.
Sipas Beqirit, Millosheviçi e shfrytëzoi Berishën, pasi i interesonte destabiliteti i Shqipërisë. “Berisha, si misionar i Serbisë në krye të presidencës së vendit, e konsideroi katastrofë mënyrën se si e rrëzuan shqiptarët në marsin e vitit 1997. Ky rrëzim me armë, pasi ai u drejtoi armët shqiptarëve dhe nisi luftën civile, posaçërisht luftën Veriu kundër Jugut, e zhvleftësoi atë para agjenturës serbe. Madje, pasi Berisha u bë i pavlerë pas muajit maj 1997, sepse kudo ishte i urryer, e madje i shënjestruar prej shumë shqiptarëve që kishin marrë plagë të rënda prej tij, edhe për ta eliminuar fizikisht, në Parlamentin e Serbisë, grupe deputetësh thirrën në interpelancë bandën kriminale të Millosheviçit dhe i kërkuan llogari se kush dhe pse ishin marrë 20 milionë dollarë për destabilitetin e Shqipërisë, dhe ku ishte efektiviteti i tyre”, deklaron Beqiri.
Sipas Beqirit, Berisha nuk u mbështet vetëm nga Millosheviçi në këtë organizëm të turpshëm të shkatërrimit të vendit. Idajet Beqiri deklaron se Bujar Bukoshi solli mercenarë nga Kosova, si dhe financime. “Por grushti i shtetit të 14 shtatorit 1998 nuk mund të realizohej pa ndihmën me forca mercenare dhe bazë luftarake e financiare të Serbisë. Në këtë grusht shteti të turpshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, një rol domethënës luajti Bujar Bukoshi, i cili jo vetëm që solli mercenarë nga Kosova, por solli edhe financa të mëdha nga 3 përqindëshi i pagës që u mbahej shqiptarëve në diasporë për qeverinë në ekzil të tij dhe për pushtetin fiktiv të Ibrahim Rugovës në Kosovë”, deklaroi Beqiri.
Agjentura serbe
Avokati Idajet Beqiri u shpreh se agjentura serbe e donte sërish Berishën në pushtet, dhe prandaj Millosheviçi e financoi për destabilitetin e vendit. “Millosheviçi ishte justifikuar me katrahurën që Berisha kishte bërë në Shqipëri, ku krahas dëmeve të pariparueshme të rënies së shtetit, mbetën të vrarë edhe afro 8000 shqiptarë, humbje kjo e barabartë sa një luftë botërore në kushtet e një vendi me 3,5 milionë banorë. Mirëpo, agjentura serbe e donte Berishën ende në pushtet në Shqipëri. Kjo nga njëra anë, dhe inati skizofrenik i Berishës për mënyrën qendrore të heqjes nga President i vendit, e bënë atë aq agresiv, sa prej tij mund të prisje çdo lloj tragjedie në vitin 1998”, tha Beqiri. Sipas Av. Idajet Beqirit, vrasja e Azemit ishte e paralajmëruar, pasi ai do të ishte “kurbani” i rrëzimit të pushtetit.  “Vrasja e Azem Hajdarit ishte e paralajmëruar.
Ai duhej vrarë, sepse pa një “kurban” të përmasave si ai, nuk mund të bëhej grushti i shtetit i 14 shtatorit 1998. Berisha nuk e kurseu Azem Hajdarin për të shfryrë egërsinë qejfmbetëse të tij nga largimi aq i turpshëm nga pushteti. Në momentet kur numri i protestuesve ishte i papërfillshëm, nga Selia e PD doli një parullë e cila përsëritësh shpesh, madje edhe u botua në disa gazeta të kohës. Thuhej se “do flijohesh një njeri i rëndësishëm i PD-së që të justifikohej grushti i shtetit dhe  marrja e pushtetit me forcën e  armëve të bandës  kriminale të Sali Berishës. “Sapo doli në opozitë, Berisha riorganizoi bandën e tij kriminale, duke vënë në krye të “aksioneve” kundër qeverisë demokratike të Fatos Nanos ish-badigardët e tij dhe gjithë llumin kriminal që i kishte bërë “ushtri” kreu i SHIK, Gazidede dhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shehu.
Ishte një inskenim i mirëmenduar arrestimi i gjashtëshes së PD-së, në një kohë që i vetmi që duhej arrestuar, duhet të ishte Sali Berisha. Madje, shqiptarët nuk do t’ia harrojnë kurrë Fatos Nanos gjëmën që u bëri, duke e kthyer nga rruga e syrgjynosjes në mërgim të Sali Berishës, i cili iku me gjithë familjen e tij, por mori garanci prej Nanos dhe u rikthye nga rruga. Arrestimi i gjashtëshes u bë me qëllim që të ngriheshin në protesta banditët e Berishës, të cilët donin një motiv për të bërë një katrahurë të dytë, si ajo e marsit 1997.  Fillimisht, numri i protestuesve ishte disi i madh. Por në ditët që vijuan u katandisen në më pak se dyqind vet”, thotë Beqiri. Parullat e 200 “petritave” protestues të Sali Berishës ishin lirimi nga burgu i gjashtëses së PD-së dhe ikja e “qelbësirës Nano” dhe e qeverisë së tij”!”, thotë Beqiri.
Ndërsa sjell një fakt të ri se, Berisha ka dashur të largohej në mërgim me familjen, në ’97, por Nano e ka kthyer nga rruga.  Sapo doli në opozitë, Berisha riorganizoi bandën e tij kriminale, duke vënë në krye të “aksioneve” kundër qeverisë demokratike të Fatos Nanos ish-badigardët e tij dhe gjithë llumin kriminal që i kishte bërë “ushtri” kreu i SHIK, Gazidede dhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shehu. Ishte një inskenim i mirëmenduar arrestimi i gjashtëshes së PD-së, në një kohë që i vetmi që duhej arrestuar, duhet të ishte Sali Berisha. Madje, shqiptarët nuk do t’ia harrojnë kurrë Fatos Nanos gjëmën që u bëri, duke e kthyer nga rruga e syrgjynosjes në mërgim të Sali Berishës, i cili iku me gjithë familjen e tij, por mori garanci prej Nanos dhe u rikthye nga rruga. Arrestimi i gjashtëshes u bë me qëllim që të ngriheshin në protesta banditët e Berishës, të cilët donin një motiv për të bërë një katrahurë të dytë, si ajo e marsit 1997. Fillimisht, numri i protestuesve ishte i madh. Por në ditët që vijuan u katandisen në më pak se dyqind vet”, nënvizon avokat i njohur, Idajet Beqiri për gazetën “SOT”.