Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas betimit në Parlament, Rama mbledh grupin e ri parlamentar/ Momenti kur mbërrin në kryesinë e Kuvendit, zbardhet…
Dy ditë pas seancës së parë plenare, ku deputetët bënë betimin në Kuvend, kryeministri Rama ka mbërritur në kryesine e Kuvendit, ku pritet te zhvillohet edhe nje mbledhje e grupit parlamentar. Kreu i qeverisë u pa teksa mbërriti në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të diskutojë me deputetët e sapo betuar mbi vijimin e punës parlamentare, prioritetet e mazhorancës në këtë mandat, si dhe përgatitjet për strukturat drejtuese të Kuvendit. Mbledhja vjen në një moment kyç, pasi Parlamenti i ri pritet të konstituohet plotësisht.