“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit online që po zhvat shqiptarët

“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit online që po zhvat shqiptarët

Teksa Policia zbuloi autorët pas skemave piramidale që mashtronin shqiptarët duke i joshur të investonin në kriptomonedha, një tjetër formë mashtrimi po përhapet online. Bëhet fjalë për një lojë që quhet “Rruga e pulës”. Qytetarët ftohen ta luajnë lojën duke fituar para e më pas iu kërkohen të dhënat bankare me argumentin se aty do iu jepen fitimet. “Është skema e radhës për të cilën unë parashikoj se do të flasim si forma e re e mashtrimit online”, thotë Nadia Elbasani, pedagoge e sigurisë kibernetike. E përkthyer në shqip do të ishte “Rruga e pulës”. Ndryshe nga skemat e fundit piramidale që mashtruan shqiptarët duke i joshur të investonin në kriptomonedha, “Rruga e pulës” është një lojë. “Deri më tani ne kemi parë mashtrime ne...