Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Digjet një makinë në Ksamil
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, teksa një makinë me targa të huaja është djegur në mes të qytetit. Mjeti ishte i parkuar në një lagje të Ksamilit. Sipas burimeve paraprake, mjeti ishte me targa rumune. Zjarrfikësja erdhi për shuarjen e mjetit, duke qetësuar banorët që lajmëruan. Ende nuk dihet shkaku dhe pronari i mjetit. Po verifikohet arsyeja pse mjeti mori flakë dhe një grup pune po punon për këtë qëllim. Duke qenë se ishte me targa rumune, dyshimet e para janë që mjeti është i turistëve.