Trafik në aksin Balldren-Milot, pushuesit largohen nga bregdeti i Shëngjinit dhe Velipojës, radhë kilometrike makinash

Trafik në aksin Balldren-Milot, pushuesit largohen nga bregdeti i Shëngjinit dhe Velipojës, radhë kilometrike makinash

Pasditja e kësaj të diele shtatori është shoqëruar me trafik të rënduar në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës. Largimi i pushuesve që kanë kaluar fundjavën në bregdetin e Shëngjinit dhe Velipojës ka krijuar kaos në lëvizje, duke shkaktuar vonesa të gjata për drejtuesit e mjeteve. Situata më problematike paraqitet në aksin që lidh Shëngjinin me superstradën dhe në segmentin Balldren–Milot, ku prej disa orësh janë krijuar radhë kilometrike automjetesh. Ndërkohë, policia rrugore është dislokuar në disa pika të këtyre akseve me qëllim menaxhimin e trafikut dhe krijimin e lehtësive në qarkullim.