Si ndikon stresi i vazhdueshëm në shëndetin e syve

Si ndikon stresi i vazhdueshëm në shëndetin e syve

Studimet shkencore, mbi ndikimin e stresit në organizëm, sugjerojnë se stresi është shkak por edhe pasojë e humbjes së shikimit. Kur njeriu humbet shikimin, ai përjeton një nivel të jashtëzakonshëm të stresit mendor. Në disa raste, një problem i tillë shoqërohet edhe me depresion dhe izolim social. Natyrshëm, shkencëtarët mendojnë se stresi mund të ketë pasoja të rënda në humbjen e shikimit. Shkencëtarët që kryen studimin janë pjesë e Institutit Të Psikologjisë Mjekësore në Gjermani. Ata shpjeguan se stresi i vazhdueshëm që rrit sasinë e kortizolit, ndikon në sistemin nervor simpatetik dhe atë vaskular. Në vazhdimësi, stresi prek shëndetin e trurit dhe syve duke shkaktuar përfundimisht edhe humbjen e plotë të shikimit. Shkencëtarët gjermanë arritën në konkluzionin se stresi jo vetëm që është pasojë e...